25.5 C
Tirana

Shkenca e sapunit, ja pse vetëm ai mund ta vrasë koronavirusin.

VENDI

Viruset mund të jenë aktiv jashtë trupit për orë madje edhe me ditë. Dezinfektantët sapunët lëng letrat e lagura xheli dhe kremrat që përmbajnë alkool janë të gjitha të dobishme për të larguar viruset por jo aq të mira sa sapuni.

Autoritetet shëndetësore në mbarë botën kanë dhënë dy mesazhe në momentin që prekeni nga virusi nuk ka ilaçe që mund ta vrasin por higjiena personale sidomos larja e duarve mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mund të duket e çuditshme se si një sapun mund të ketë ndikim më të madh se një ilaç por në fakt nuk është aspak e tillë sepse ka një shpjegim shkencor për këtë gjë. Virusi është një nanopartikul e vetgrumbulluar në të cilin lidhja më e dobët është ajo yndyrore.

Sapuni shpërndan membranën e yndyrës dhe virusi ndahet dhe vdes ose më saktë bëhet joaktiv sepse viruset në të vërtetë nuk janë të gjallë. Shumica e viruseve përbëhen nga tre blloqe ndërtimi kryesore acidi ribonukleik ARN proteina dhe lipide.

Një qelizë e infektuar nga virusi bën bashkë shumë nga këto blloqe ndërtimi të cilat më pas spontanisht vetmblidhen për të formuar virusin. Këto njësi së bashku nuk kanë ndonjë lidhje të fortë dhe kjo do të thotë se nuk ka nevojë për ndonjë kimikat shumë të fortë për ti ndarë ato njësi.

Kur një qelizë e infektuar vdes të gjitha viruset e reja shpëtojnë dhe vazhdojnë të infektojnë qelizat e tjera. Disa prej tyre përfundojnë edhe në rrugët e frymëmarrjes së mushkërive. Kur ju kolliteni ose teshtini spërklat e vogla mund të shkojnë deri në 10 metra larg.

Spërklat e mëdha mendohet se janë transportuesit kryesor të koronavirusit dhe mund të shkojnë të paktën deri në 2 metra larg. Pikat e vogla shpërndahen në sipërfaqe të ndryshme dhe thahen shpejt por virusi vazhdon të mbetet aktiv. Madje lëkura e njerëzve është një vend ideal për zhvillimin e virusit.

Kur ju prekni një sipërfaqe që ka grimcë virusi në të ajo do të ngjitet në lëkurën tuaj dhe kështu do të transferohet në duart tuaja. Nëse më pas prekni fytyrën dhe veçanërisht sytë gojën ose hundën mund të infektoheni.

Vetëm sapuni me ujë mund të funksionojë dhe të largojë virusin. Sapuni përmban substanca të ngjashme me yndyrën e njohur si amfifilet disa prej të cilave janë shumë të ngjashme me lipidet në membranën e virusit. Molekulat e sapunit konkurrojnë me lipidet në membranën e virusit.

Kjo është pak a shumë se si sapuni largon edhe papastërtitë normale nga lëkura. Sapuni jo vetëm që heq ngjitësin që mban virusin të lidhur pas lëkurës por edhe zbërthen substancën që mban bashkë proteinat lipidet dhe ARN e virusit.

- Advertisement -

TE FUNDIT