19.5 C
Tirana

Opinionistët-Efit/ “Përse kur ky presion erdhi kundrejt teje nga Luizi, ti nuk e pranove?”

VENDI

Sa i përket debatit mes Luizit dhe Efit, opinionistët komentuan situatën.

Zhaklin: Luizi është i qëndrueshëm në paqëndrueshmërin e tij. Herë i ka afruar banorët, herë i ka larguar dhe shumë banorë kanë bërë lojën e tij. Marrëdhënia mes Luizit dhe Efit u prish shumë shpejt, që kur shefja e diplomacisë u largua. Luizi e kuptoi sjelljen e Efit kur ajo debatoi me Kiarën. Luizi mori “hak”. Përse kur ky presion erdhi kundrejt teje ti nuk e pranon? Sa i përket këtij debate, ka të bëjë vetëm me fitoren dhe finalistin. Duke bërë një llogaritje, gjasat janë shumë të larta që këtë Big Brother ta fitojë një vajzë. Nuk mendoj se Luizi ka menduar të zhvilloi shoqërinë me Efit. Kjo marrëdhënie u ndërpre, kur Efi doli jashtë.

Luizi: Unë që ditën e parë, kam parë si rrezik femra të gjitha. Nga 24 dhjetori kam patur në fokus vajzat dhe ato kanë qenë gjithmonë faktor. Këtu ku jemi, unë e kam shumë më të thjeshtë që në finale të kem Qetsorin dhe Kristin se sa Dean, Nitën apo Jorin. Mund të ketë një përballje femrash në fund dhe unë jam në rrezik. Duhet të shoh kush del finalist sonte dhe të shtunën. Kam frikë se mund të jenë tre femra dhe unë mashkull.

Arbër: Unë e kam pritur që ky raport të vijë në këtë pikë. Në këtë pikë të lojës, i sugjeroj të dyve, të mos e kthejnë debatin në ofendime. Një muaj më parë flisnin mirë me njëri-tjetrin. Nuk ka një aleancë të fshehtë mes tyre. Mendoj që përplasja e tyre do vijojë deri kur të zgjidhen finalistët e tjerë.

Deamishel: Nuk më pëlqyen fare këto ofendimet e Luizit. Mendoj se Luizi ka një siguri ndaj Efit, ndaj e afron dhe e largon sa herë të dojë atë. Prisja që ato të bashkoheshin bashkë. Ai e pa që loja nuk i eci me Efin dhe filloi me ofendimet.

Luizi: Ti sot u bëre shoqe me Efin. Duke marrë parasysh atë që tha Zhaku, ti je e mençur dhe thu që përse nuk e mbaj pranë Efin që në fund të thoni atë shprehjen “Girl Power”.

Deamishel: Mua Efi më ka kërkuar falje.

Luizi: Unë vazhdoj lojën që kam patur dhe do jem Luizi që kam qenë. Me ty, pa ty, njësoj do jem deri në finale. Me llogaritë e tua, thua më mirë mike se armike.

Deamishel: I thua fjalët shumë shëmtuar. Ti më kërkon falje dhe më ofendon sërish.

Luizi: Dea u pajtur me Efin , për të treguar që është ajo vajza që fal. Për mua të shkoi në finale, nëse kjo është mënyra e saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT