19.5 C
Tirana

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje mbi masat për qarkullimin rrugor.

VENDI

Nga nesër deri të dielën në mesnatë nuk do të lejohet të qarkullojnë automjete të transportit urban automjete nga Tirana në Durrës dhe automjete private brenda për brenda Tiranës Durrësit dhe 6 qarqeve.

Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për ambulancat dhe automjetet për personelin shëndetësor farmacitë furnizimin me ushqime medikamente kateringu postare zjarrfikës funeral pastaj natyrisht edhe për personelin e lidhur me sistemet e furnizimit me energji elektrike apo ujësjellës.

Policia private të ruajtjes së objekteve gjithashtu aeroportuale për linjat ajrore për të cilat për të gjitha këto kur bëhet fjalë për strukturat shtetërore. Duhet të dërgohet e gjitha lista për personat që do të lejohen të qarkullojnë.

Personi vetë merr një kopje të këtij emaili që i dërgohet dhe Policisë së Shtetit në faqen ku ai vetë figuron tha Rama. Me një kopje të thjeshtë në letër nëse kalohet nga postblloku do të jetë në rregull. Nuk ka arsye për të dyshuar për tja bërë të lehtë edhe kompanive edhe institucioneve por edhe për mos krijuar një sistem të komplikuar regjitrimi.

Do të ndiqet e njëjta mënyrë dhe për të gjitha autoritetet aeroportuale përsëri në adresën e Policisë. Ky template shumë i thjeshtë do të jetë i publikuar edhe në media duke ja lehtësuar atyre që nuk po ndjekin tani këtë komunikim shtoi Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT