20.5 C
Tirana

Kokëdhima reagon ndaj mesazhit të Ramës: I turpshëm dhe antiligjor.

VENDI

Kryetari i partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima reagoi për mesazhin zanor të kryeministrit Rama që u del përdoruesve të telefonisë celulare ndërsa duan të bëjnë thirrje.

Është e turpshme ta shfrytëzosh këtë situatë për të sulmuar mediat që po informojnë publikun. Është antiligjore që të shfrytëzosh pozitën e lartë qeveritare për tiu futur çdo shqiptari në numrin privat.

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të reagojë publikisht u shpreh Kokëdhima.

Shumë abonentë të kompanive celulare ndërsa duan të bëjnë thirrje dëgjojnë së pari zërin e kryeministrit Edi jam.Të lutem laj duart shpesh.

Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundesh. Ruaju nga mediat. Mos ki frikë po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg.

Sensibilizimi për koronavirusin është i mirëpritur por atë duhet ta bëjnë ekspertët e shëndetit publik. Është e turpshme ta shfrytëzosh këtë situatë për të sulmuar mediat që po informojnë publikun.

Është antiligjore që të shfrytëzosh pozitën e lartë qeveritare për tiu futur çdo shqiptari në numrin privat. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të reagojë publikisht.

- Advertisement -

TE FUNDIT