21.5 C
Tirana

Xhesika Berberi tregon e përlotur: Ende dridhem…

VENDI

Modelja Xhesika Berberi ka rrëfyer se si i ka përjetuar 30 sekondat e tmerrit të 26 nëntorit kur tërmeti goditi fuqishëm Shqipërinë. E ftuar në Ftesë në 5, modelja tregon se ishte në New York në atë moment dhe se dhimbja e madhe që ka ndjerë është ajo që e ka sjellë në Shqipëri.

Familja ishte e para që me telefonoi. Akoma po dridhem kur kujtoj momentet e tmerrit që përjetova edhe pse nuk isha. Gjithë kohës në shtëpinë time janë ndjekur vetëm lajme dhe ishte shumë e dhimbshme të shikoje njerëzit dhe vendin tënd në këtë dhimbje të tejskajshme.

Disa nga kushërinjtë e mi kanë pësuar dëme materiale. Është një dhimbje shumë e madhe, tregon ajo me zërin e mekur dhe gati e përlotur. Më tej ajo u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të jenë sa më të bashkuar dhe pranë njëri-tjetrit në këto ditë të vështira.

Xhesika tregoi se si bashkë me Adrola Dushin ka mbledhur një shumë të kosniderueshme parash, rreth 37 mijë dollar, dhe të gjitha do të shkojnë për familjet në nevojë.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT