25.5 C
Tirana

Kushëriri i vodhi 20 milion lekë në banesë, pranga 25 vjeçarit.

VENDI

Policia ka vënë në pranga një 25 vjeçar i cili akuzohet si autor i vjedhjes së dy milionë lekëve të reja në një banesë në Kamëz. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale AQ 25 vjeç banues në Kamëz. Për këtë ngjarje janë proceduar edhe dy persona të tjerë.

Operacioni për zbardhjen e vjedhjes të ndodhur më datë 06 nëntor 2019 ku në banesën e shtetasit XhQ u vodhën 2 milionë lekë të reja. Vihet në pranga një shtetas dhe dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, finalizuan me metoda proaktive operacionin policor të koduar Cousins në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi AQ 25 vjeç, banues në Kamëz.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit GQ 15 vjeç dhe AQ 14 vjeçe banuese në Kamëz. Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit XhQ ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale Vjedhje e kryer në bashkëpunim.

- Advertisement -

TE FUNDIT