17.5 C
Tirana

Këngëtarja shqiptare takon vogëlushin e mbijetuar: Jemi bërë sot me një vëlla të vogël.

VENDI

Nismës për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i datës 26 nëntor i është bashkuar dhe këngëtarja Morena Taraku. Ajo ka lënë Turqinë për të vizituar disa prej familjeve të prekura nga tërmeti në Shqiperi.

Ajo së bashku me reperin e njohur Stresi shkuan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Atje ata takuan një djalë të vogël i cili i ka mbijetuar tërmetit. Bëhet fjalë për Alesion i cili në momentin e tërmetit ndodhej në katin e pestë të banesës, por u hodh prej saj dhe arriti të shpëtonte.

Morena në rrjetin e saj publikoi një foto nga vizita e saj me Stresin në spital pranë Alesios dhe bashkëngjitur shkruan se tani ata janë bërë me një vëlla të vogël. Alesio një hero i vërtetë u hodh nga kati i pestë dhe shpëtoi. Unë e Stresi që sot e kemi bërë një vëlla të vogël.

- Advertisement -

TE FUNDIT