20.5 C
Tirana

Studimi/ Temperatura e trupit të njeriut po vjen në zbritje

VENDI

Temperatura e trupit të njeriut është ftohur gjatë shekullit të kaluar. Nga 37 gradë Celcius që ka qenë temepratura normale ajo ka arritur në 36.6 gradë Celcius. Në këtë përfundim arritën studiuesit në Universitetin e Stanford në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata matën temperaturën normale të njeriut nga vitet 2000 e në vazhdim dhe i krahasuan ato me temperaturat e ushtarëve gjatë Luftës Civile në SHBA. Rezultati ishte që temperatura e ushtarëve është 0.58 gradë Celcius më e lartë sesa ajo e meshkujve që i përkasin periudhës nga viti 2000 e tutje.

Një krahasim i tillë është bërë edhe për gratë, nga ku ka rezultuar që ato të viteve të fundit e kanë temperaturën 0.32 gradë më të ftohtë se të tjerat. Studiuesit e besojnë se diçka e tillë mund të vijë nga përmirësimi i stilit të jetesës. Dr Julie Parsonnet, profesore e mjekësisë dhe e kërkimit dhe politikës shëndetësore në Universitetin Stanford, tha se temperature e njerëzve po ndryshon.

Temperatura jonë nuk është ashtu siç mendojnë njerëzit. Fiziologjikisht, ne jemi thjesht më të ndryshëm nga sa ishim në të kaluarën. Mjedisi ku po jetojmë ka ndryshuar, përfshirë temperaturën në shtëpitë tona, kontaktin tonë me mikroorganizmat dhe ushqimet”, tha Dr Parsonnet.

Studiuesit nuk janë të sigurt për arsyen e saktë pse po ndodh diçka e tillë, por ata përjashtuan tezën që kjo diferencë të vijë për shkak të një gabimi në termometra.

- Advertisement -

TE FUNDIT