24.5 C
Tirana

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 2 persona

VENDI

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në autostradën Lezhë-Shkodër në dalje të fshatit Balldren.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy automjete, një prej të cilave ka përfunduar në kanal i përmbysur.

Deri tani sipas burimeve raportohet për dy të plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

- Advertisement -

TE FUNDIT