14.5 C
Tirana

Studimi danez nxjerrë ‘të palarat ‘ OBSH: Numri i të vdekurve është më i vogël se 1% dhe në vend janë rreth 400 mijë persona të infektuar me Covid-19

VENDI

Sipas një hulumtimi mbi jë grup dhuruesish gjaku në Danmarkë është vënë re se niveli i vdekshmërisë është 20 herë më I vogël se sa ka njoftuar Oraganizata Botërore e Shëndetësisë.

Testet u kryen në 1.487 mostra nga dhuruesit e gjakut në një spital të Danimarkës, që treguan një normë vdekshmërie vetëm 0.16%. Pra niveli i vdekshmërisë në vend është nën 1%, ndërsa OBSH e kishte paraqitur 1% deri në 3%.

Sipas studimit në Danimarkë ka më shumë të infektuar sesa është 5000 persona siq janë aktualisht shifrat zyrtare. Shkencëtarët shprehen se numri I të prekurve shkon deri në 400 mijë perosna.

Sidoqoftë, mjekët kanë bërë kujdes gjatë rishikimit të shifrave, duke thënë se ato janë “komplekse”, ndërsa gjithashtu theksojnë se dhuruesit e gjakut kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm sesa anëtarët mesatarë të popullatës.

Në rang global deri më tani rezultojnë të infektuar 2,084,022 persona dhe kanë humbur jetën 134,669 të tjerë. Ndërsa, 510,690 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19. Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. 21,645 qytetarët kanë humbur jetën në Itali dhe në Spanjë janë shënuar 18,812 viktima.

Burimi:RT

- Advertisement -

TE FUNDIT