17.5 C
Tirana

Godet me brryl dhe i ngre zërin ‘live’/ Këngëtari i njohur dhunon bashkëshorten? Pamjet që i shokuan të gjithë

VENDI

Një video “live” e këngëtarit të njohur, Michael Bublé dhe bashkëshortes së tij, Luisana Lopatilo, është bërë virale për shkak se ndjekësit në një moment kanë menduar se ai u tregua agresiv me partneren kur kjo e fundit ndërhyri duke përshëndetur fansat

Në video shihet se gjatë këtij momenti këngëtari mesa duket ka harruar se ishte live dhe ka goditur gruan me bërryl dhe i ka ngritur zërin. Kur ka kuptuar se ka qenë në kamera ka reflektuar në mënyrë të menjëhershme duke i hedhur krahun për ta përqafuar. Ndërsa bashkëshortja e tij ka habitur me reagimin e saj pasi i ka kërkuar falje në sy të të gjithë ndjekësve.

Fansat sapo panë këto sekonda janë shprehur të shqetësuar për mënyrën se si artisti e trajton gruan e tij, duke mos e fshehur habinë ndaj sjelljes së tij.

Duke qenë se gjatë kësaj kohe ndodhen në karantinë, çifti futet shpesh live dhe janë dalluar disa shenja të tjera dhune. Në një video tjetër këngëtari ka përdorur fjalë kërcënuese ndaj bashkëshortes, pasi kjo e fundit iu bashkua në live dy minuta me vonesë. Me të qeshur Michael Bublé i tha se nuk do t’ja falte dhe se do ta vriste.

Kujtojmë se Michael Buble është akuzuar për dhunë edhe më parë, detaje ky që shton dyshimet tek ndjekësit.

- Advertisement -

TE FUNDIT