26.5 C
Tirana

Lirimi i masave, Rama jep lajmin: Në maj do të lirojmë pensionstët, ja ç’kemi planifikuar 15 për ditët e ardhshme

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka folur për lirimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në muajin maj. Në fjalën e tij në emisionin “Opinion”, Rama tha se në fillim të majit, të moshuarit do të mund që të dalin nga banesat e tyre.

Gjithashtu Rama premtoi se edhe brenda 10-15 ditëve të ardhshme do të mendohen masa për të lehtësuar lëvizjen për makinat.

“Shqiptarët duhet të jenë optimistë. Makinat e autorizuar për biznes nuk i pengon njeri që të punojnë. Kufinjtë do të shohim ç’do të bëjnë edhe të tjerët. Një hapje të ngushtë po e bëjmë ditën e shtunë. Në maj do të kemi një periudhë tranzicioni. Do të kemi më shumë lehtësira. Do të lirojmë pensionstët. Do të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve. Në 10-15 ditëve të ardhshme do të lehtësojmë lëvizjen për makinat,”-tha Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT