27.5 C
Tirana

Shqiptarët u krijuan nga turqit, Skënderbeu ishte serbo-bullgar

VENDI

Nënë Tereza është vllehe dhe se Ibrahim Rugova ishte agjent i Vatikanit.

Olsi Jazexhi, historiani nga Tirana, i cili ka marrë gradën doktor nga universiteti i Firenzes në Itali, ka habitur me deklaratat e tij gjatë një interviste në emisionin
“Vo Centar”.
Ai ka mohuar që shqiptarët të jenë autoktonë, ndërsa ka guxuar gjithashtu të shprehet se Skënderbeu ishte serbo-bullgar dhe se familja e tij kishte prona në Shqipëri.
Ai ka folur me teza sllave kundër Shqipërisë e Kosovës, teksa nuk ka nguruar të thotë se Nënë Tereza është vllehe dhe se Ibrahim Rugova ishte agjent i Vatikanit.
Aq të habitshme janë deklaratat e tij, saqë edhe intervistuesi e ka pyetur nëse ishte me të vërtetë shqiptar apo anti-shqiptar.
Disa nga deklaratat e Olsi Jazexhi në emisionin maqedonas:
Skënderbeu ishte një luftëtar serbo-bullgar dhe familja e tij kishte prona në Shqipërinë e sotme. Austro-Hungaria vendosi ta bëjë hero të shqiptarëve.
-Shqiptarët, si maqedonasit dhe grekët janë kombi i ri. Në kohën kur Skënderbeu zhvilloi luftën nuk ekzistonin shqiptarët.
-‘Albania’ ishte term që i referohej Kroacisë dhe Malit të Zi.
-Përpara ardhjes së Perandorisë Osmane, në Kosovë shumica e njerëzve ishin serb ortodoks, në Maqedoni gjithashtu. Në Shqipëri shumica e tomponimeve janë sllave. Me ardhjen e turqve filloi islamizimi dhe albanizimi.
-Shqiptarët kanë asimiluar sllavët.
-Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllehe.
-Nuk ka tre shtete shqiptare në Ballkan. Kosova është e dominuar nga mafia.
-Ibrahim Rugova ishte një agjent i Vatikanit.

- Advertisement -

TE FUNDIT