9.5 C
Tirana

Fantastike: Ja çfarë kanë bërë së fundi volejbollistet kampione të Vllaznisë

VENDI

Pak ditë më parë, pikërisht të shtunën e kaluar, ekipi i Vllaznisë në volejboll për të reja është shpallur kampion i Shqipërisë për sezonin 2018-2018.
Titull ky i treti rradhazi për këtë ekip, çka tregon më së miri për dominimin e këtij grupi vajzash.
Por ky dominim është shoqëruar me një tjetër lajm të mirë që mbërrin për ta. Plot 8 pjestare të këtij ekipi (nga 12 që ka ai) janë ftuar së fundmi në rradhët e kombëtares U-19 që ka nisur punë ditën e djeshme.
Bëhet fjalë për Amela Qershia, Antoneta Molla, Stela Kiri, Izabela Dodani, Iris Bardeli, Megi Memçaj, Ledi Preçetaj dhe Dea Kolaj.
Të gjithë këto vajza kanë qenë dje në Tiranë për grumbullim me kombëtaren dhe padyshim që ato do të jenë baza e këtij ekipi.
Vërtetë e meritojnë sepse e kanë treguar këtë gjë edhe në kampionatin e fundit ku patën një ecuri të shkëlqyer prej 16 ndeshjesh të zhvilluara, me 15 fitore dhe vetëm një humbje dhe për më tepër, me 46 sete të fituar dhe vetëm 5 të humbura.

- Advertisement -

TE FUNDIT