20.5 C
Tirana

Reagon kompania angleze ku punonte Klement Çupi, djalin e buzëqeshur mes rrënojave.

VENDI

Një prej vik timave të 26 Nëntorit, Klement Çupi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia për të marrë pjesë në fejesën e vëllait të tij. Çupi punonte në Angli si shofer taksie. Ai ishte pjesë e kompanisë 001 Taxis, ndërsa kjo e fundit ka reaguar për ndarjen e tij nga jeta.

Përmes një postimi kompania e kujton Klement Çupin si një djalë me zemër të madhe dhe mjaft të qeshur. Me hidhërim të madh duhet të njoftojmë se humbën një prej shoferëve tanë të mrekullueshëm, Klement Çupin në tërmetin trag jik në Shqipëri. Klem ishte gjithnjë duke qeshur, gjithnjë duke bërë shaka dhe e kishte zemrën flori.

Atë e donin të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Është një humbje e madhe për të gjithë stafin e 001 shoferët përfshirë edhe klientët, thuhet në postimin e 001 Taxis. Kompania është mobilizuar për të mbledhur të ardhura për të pjesëtarët e tjerë të familjes për tu solidarizuar dhe për ti ndihmuar të kalojnë tragjedinë. Postimi i plotë i 001 Taxis.

Me hidhërim të madh duhet të njoftojmë se humbën një prej shoferëve tanë të mrekullueshëm, Klement Çupin, në tërmetin tragjik në Shqipëri. Klem ishte gjithnjë duke qeshur, gjithnjë duke bërë shaka dhe e kishte zemrën flori. Atë e donin të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.

Është një humbje e madhe për të gjithë stafin e 001, shoferët, përfshirë edhe klientët. Klementi shkoi në shtëpi në fundjavë që të kalonte kohë me familjen përpara sezonit festiv. Tragjedia i goditi teksa po flinin gjumë. Fatkeqësisht, edhe prindërit e Klementit u shuan gjithashtu.

Tanimë ne po mbledhim donacione për të mbështetur pjesëtarët e tjerë të familjes, që humbën 3 prej tyre. Më poshtë keni një link ku mund të dhuroni për këtë kauzë që buron nga zemra. Duam gjithashtu të falenderojmë të gjithë shoferët dhe stafin që kanë dhuruar tashmë. Bujaria juaj ka qenë prekëse dhe familja ju është shumë mirënjohëse.

- Advertisement -

TE FUNDIT