20.5 C
Tirana

Lleshaj përplaset me Drejtorin e Urbanistikës dhe i ngre zërin.

VENDI

Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj duket se kanë lënë nervat në një takim që pati pak minuta më parë me qytetarët në lagjen Besëlidhja në qytetin e Lezhës.

Banorët të frikësuar nuk futeshin në shtëpitë e tyre sepse e shihnin pallatin të dëmtuar, ndërkohë që edhe nga Bashkia Lezhë ishin njoftuar se kishte rrezik.

Pavarësisht dëmeve të dukshme Lleshaj ju tha qytetarëve se pallati është i banueshëm dhe se nuk ju cenohet siguria e jetës. Por këtë pretendim të ministrit e hodhi poshtë Drejtori i Ubranistikës në Lezhë, Nik Leka.

Ky i fundit i tregoi Lleshajt sesi pas inspektimeve të kryera e kishin cilësuar pallatin të pabanueshëm sepse përbën rrezik për jetën e qytetarëve.

Në këtë moment ministri i Brendshëm shpërtheu ndaj Drejtorit të Urbanistikës. Sipas tij ai po përhap panik kot tek banorët sepse pallati nuk përbën rrezik. Madje, Lleshaj e kërcënoi Lekën duke i kërkuar të ketë kujdes kur flet.

- Advertisement -

TE FUNDIT