11.5 C
Tirana

Qytetari shkon të korrigjojë mbiemrin, i ndryshojnë edhe emrin.

VENDI

Muharrem Toçilla në vitin 2018 për efekt dokumentesh ka kërkuar ndryshimin e mbiemrit të vajzërisë së gruas pasi ishte gabim dhe përveç mbiemrit iu ndryshua edhe emri.

Që prej vitit 2018 nuk po gjen një zgjidhje. Mbiemri i vajzërisë së gruas figuronte gabim nga Basha në Boko.

Gjendja civile duke kërkuar dokumente të vjetra kishte regjistruar emrin Zatije ndërkohë që vite me radhë ajo e kishte emrin Zotije në të gjitha dokumentet që kur ishin vendosur në Kamëz.

Muharremi tregon se me emrin Zotije kishte bërë dokumentet italiane. Për efekt pensioni zhvilluan një gjyq ku u sanksionua emri Zotije.

Ndërkohë tani gjendja civile i ka kthyer emrin Zatije pra emrin që ka pasur që nga lindja duke i krijuar kështu problem në dokumentet italiane.

- Advertisement -

TE FUNDIT