15.5 C
Tirana

Aktorja Drande Xhaj rrëfen momentin e vështirë: Duhet të qeshja kur më qahej.

VENDI

Aktorja Drande Xhaj ka rrëfyer momentet më të vështira në skenë. Mëngjesin e sotëm aktorja ishte e ftuar në Wake Up ku tregoi se momenti më i dhimbshëm ishte vdekja e bashkëshortit të saj duke shtuar se lajmin e mori vesh teksa ishte duke bërë prova në skenë.

Ai humbi jetën papritmas nga një atak në zemër dhe aktorja po bënte provat në teatër kur e morën në telefon dhe i dhanë lajmin e trishtë. Pas kësaj aktorja për rreth 3 muaj qëndroi larg skenës derisa kolegu i saj e bindi të rikthehej për publikun.

Drande u shpreh se kur u ngjit në teatër filloi të qante ndërsa i duhej të qeshte. Kam shumë vite në skenë dhe nuk mund të shkëputemi nga problemet hallet humbjet. Momente të vështira kam pasur.

Më i vështiri në jetën time ka qenë kur humba bashkëshortin tim. Në maj bëhen 14 vite që është larguar nga jeta. Atë natë që më vdiq bashkëshorti kisha premierë ai vdiq papritur nga një atak kardiak ishte vdekje e papritur biletat ishin shitur të gjitha.

Kisha provë gjeneralë në mëngjes kur më lajmëroi një i afërt që po e dërgonin me ambulancë në spital. Menjëherë lashë provën gjenerale pa i thënë askujt. Ika dhe ai për një orë e gjysmë nuk ishte më. U anulua shfaqja.

Për 3 muaj nuk shkova në teatër kolegu Zef Deda erdhi dhe shkova në Vlorë për festivalin e estradave. Çuditërisht kur dola në skenë të gjithë filluan të duartrokisnin dhe unë u befasova. Siç duket e kishin marrë vesh mbështetja e tyre më bëri të bëhesha edhe më e fortë.

Më e vështirë ishte kur u ktheva në Shkodër. Kisha disa dialogje dhe për shumë minuta qava në skenë. Ishte e vështirë sepse materialet ishin me humor. Dhe të ktheheshe në humor nga një gjendje aq dramatike ishte e vështirë tha aktorja shkodrane.

- Advertisement -

TE FUNDIT