26.5 C
Tirana

Protestë kundër Borchardt në aktivitetin e OSBE, “Kthehu në shtëpi dhe merr gishtin e mesit me vete”

VENDI

Një protestë kundër kryetarit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Bernd Borchardt, është mbajtur gjatë një aktiviteti mbi mediat të zhvilluar pikërisht nga OSBE.

Disa persona me pankarta në duar kërkonin largimin e Borchardt nga vendi ynë.

“Kthehu në shtëpi dhe merr gishtin e mesit me vete”, “Non grata” dhe “Zoti Gishti i Mesit nuk duhet të japë leksione për lirinë e medias” ishin disa nga pankartat e protestuesve.

Protesta ndodhi gjatë Forumit për Zhvillimin e Medias. Ky eveniment, i organizuar nga përfaqësia e OSBE në vendin tonë, ka për qëllim lehtësimin e dialogut profesional për disa tema të rëndësishme të medias shqiptare.

- Advertisement -

TE FUNDIT