Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkozet-Plepa në vendin e njohur si Unaza e Shkozetit, ku një makinë është përplasur me trafikndarësen dhe ka humbur jetën drejtuesi i saj E.B 30 vjeç
Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.