11.5 C
Tirana

Lutje të Gjithë Shenjtorëve

VENDI

Lutje të Gjithë Shenjtorëve
Sot, festa e të gjithë shenjtorëve, Zot

Festa e të gjithë atyre
që Kisha i njeh e s’i njeh.
E këta janë më të shumtit.
Festa e të gjithë shenjtorëve, Zot:
fëmijë, të rinj e pleq,
të bardhë, të zinj, të kuq e të verdhë…

Njerëz nga të gjithë racat,
nga të gjitha kulturat,
që ty ta besuan gjithë jetën,
me thjeshtësinë e fëmijës,
me gëzimin e të rriturit.
Me gëzim e dashuri,
edhe në çastin e provës;
edhe kur ishte në lojë
gjithë ç’patën më të çmuar.
Festa e të gjithë Shenjtorëve, Zot!
Festë e shenjtërisë heroike,
që të duket e pamundur.


E e shenjtërisë së përditshme:
që herë të tremb
herë tjetër t’lumnon
rreth vatrës së ëmbël të shtëpisë sate.


Festa e të gjithë Shenjtorëve, o Zot,
E të gjithë atyre që të ndoqën,
me hap të sigurtë, të vendosur!
Por edhe e jona, që çalojmë
Në shtegun e hapur prej teje.
Po, sepse Ti dhe ne na jep zemër,
jetë na jep edhe shpresë!
Mirësi e shenjtëri
në ty e kanë burimin!


E Ti na thërret edhe ne
për rrugë, pas Shenjtorëve!
Mjafton ta hapim zemrën,
Mjafton që Ti të zbresësh
në thelb të zemrës sonë, për të na lartuar drejt Qiellit!
R.SH. – Vatikan

- Advertisement -

TE FUNDIT