25.5 C
Tirana

Profesori i gjuhës shqipe: Besa Shahini duhet të mësojë njëherë gjuhën standarde, nuk di ta flasë.

VENDI

Gjuhëtari Rami Memushaj, kritik në mënyrën se si përdoret sot shqipja, nuk nguron ti vendosë nota zyrtarëve të lartë, shumicën e tyre i ngel në klasë. Kryeministrit do ti vija notën 9 sepse është një përdorues i mirë i gjuhës. Megjithatë, po ta merrja në aspektin organizativ do ti vendosja notën 4. Ai nuk ka bërë asgjë për gjuhën shqipe.

Për Ministren e Arsimit Besa Shahini profesori është kritik për të folurën dialektore që ajo përdor. Duhet të mësojë njëherë gjuhën standarde, nuk di ta flasë. Do ta lija për në vjeshtë atë. Në parlament ka nivele të ndryshme, por një pjesë janë mbetës. Në një intervistë për Tv A2Cnn, profesori Memushaj vlerësoi se e gjithë shoqëria shqiptare ka probleme të mëdha me gjuhën shqipe.

Shoqërisë shqiptare i vë notën 6 sepse ka gjithë këto gabime, tha ai. Intervista u realizua gjatë një eventi kushtuar Gjuhës Shqipe në kuadër të Muajt të Leximit. Një fjalor gjigand me 48 mijë fjalët e gjuhës sonë është vendosur nga ministria e Kulturës në qendër të qytetit.

- Advertisement -

TE FUNDIT