21.5 C
Tirana

Çmenduri, Ja sa policë do jenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Francës në stadiumin e ri.

VENDI

Ndeshja ndaj Francës është konsideruar një sfidë e rëndësisë së veçantë, nisur jo vetëm nga kundërshtari që në fushë do të jenë kampionët e botës, por edhe nga fakti që të pranishëm në inaugurimin e stadiumit të ri kombëtar do të jenë krerët e shtetit shqiptar si dhe kreu i UEFA, Aleksandër Ceferin, si dhe shumë drejtues federatash të ndryshme europiane.

Gazeta ka mësuar se do të jenë të paktën 1650 forca që do të angazhohen për sigurinë, ruajtjen e rendit si dhe kontrollin dhe drejtimin e tifozëve që nga mbërritja në perimetrin rrethues e deri në shkallët e stadiumit apo sistemimin në stolat përkatës.

Burime nga institucioni i futbollit bëjnë me dije se do të jenë 350 sekjuriti në të gjithë territorin e brendshëm të impiantit si dhe të paktën 1300 forca policore të angazhuara në të gjithë perimetrin e stadiumit. Impianti i ri ofron edhe kushtet për qëndrimin e forcave speciale. Pesë përqind e stadiumit do të jetë në dispozicion të Federatës Franceze të Futbollit. Kjo e fundit ka bërë një kërkesë në FSHF duke kërkuar rreth 1050 bileta të pozicionuara në pjesën e sipërme të tribunës jugore

- Advertisement -

TE FUNDIT