15.5 C
Tirana

Policia arreston 5 femra shqiptare në një lokal nate.

VENDI

Policia zvicerane ne nje kontroll te ushtruar ne lokalet e nates ka ndaluar 9 femra te moshave 29 deri 41 vjeçare, mes te cilave, 5 ishin shqiptare. Lajmin e ka bere të ditur Prokuroria Publike e Lucernit, ne vijim te aksionit te policise.

Femrat e ndaluara dyshohet se ushtronin prostitucionin pa leje pune. Ato janë arrestuar nga policia për qëndrim pa leje në Zvicër dhe ushtrim të prostitucionit në të zezë.

Paralelisht me masat e marra nga Prokuroria, edhe Zyra Kantonale për Migracion ka vendosur masën e dëbimit për të gjitha gratë e ndaluara. Pas dëbimit atyre do tu ndalohet hyrja e sërishme në Zvicër. Gjate kontrollit atyre u jane sekuesrtua edhe disa mijëra franga.

- Advertisement -

TE FUNDIT