17.5 C
Tirana

Arrestohet në doganën e Muriqanit biznesmeni i njohur (Emri)

VENDI

Nga Policia, në pikën kufitare të Muriqanit është arrestuar biznesmeni Gëzim Bala 61 vjeç. Sipas Policisë ai është arrestuar pasi në zonën industriale ish fermentimi, në punishten e firmës së tij, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin. Njoftimi i Policisë.

Vijon operacioni policor i koduar Fermentimi, kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore. Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e PKK Muriqan pronari i fabrikës i shpallur në kërkim. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Shkodër u ndalua shtetasi në kërkim GB 61 vjeç, banues në lagjen Ahmet Haxhija, Shkodër.

Në lagjen Skënderbeg, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28 03 2018 prodhimin e artikujve ushqimorë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore dhe Fshehja e të ardhurave.

- Advertisement -

TE FUNDIT