Me një tekst të tillë dikur nuk të linin të këndoje as në hale. Kështu e ka quajtur poeti skenaristi dhe regjisori Petrit Ruka këngën Me tana të këngëtares Elvana Gjata e cila ishte pjesë e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH.
Nëpërmjet një postimi Ruka është shprehur se kjo këngë është një tm err artistik. Sipas tij organizatorët e këtij festivali duheshin arrestuar në sallë për krím ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit të kulturës kombëtare shqiptare.
Turpi e mbuloftë emrin e atyre regjisorëve udhëheqësve artistikë prezantuesve redaktorëve kompozitorëve që kanë emrin në titrat e këtij produksioni me tekste të tilla. Një ditë bota do të qesh me të madhe me idiotësinë e tyre. Tallja e brezave që vijnë do ti shoqërojë edhe aty ku do te jenë në varr, shprehet ai ndër të tjera.