14.5 C
Tirana

Krishtlindje të trishtuara për Murinjon, ja arsyeja.

VENDI

Për fat të keq Hoze Murinjo nuk i ka shijuar ashtu siç duhet këto Krishtlindje. Teknikut portugez i kishte ngordhur qeni dhe për këtë është emocionuar në transmetim direkt para se të startonte ndeshje e kësaj jave mes Totenhemit të tij dhe Brajton. I pyetur se si kishte kaluar atmosfera Murinjo ka theksuar fatkeqësinë e qenit.

Të jem i sinqertë këto Krishtlindje ishin shumë të trishtuara sepse më ngordhi qeni. Dhe qeni ishte familja ime. Por duhet të shohim përpara u shpreh portugezi. Megjithatë luzitani mund të ngushëllohet me faktin se skuadra e tij fitoi ndeshjen dhe mori tre pikë të rëndësishme në kampionat pas disfatës së javës së kaluar ndaj Çelsit.

- Advertisement -

TE FUNDIT