10.5 C
Tirana

Pas tërmetit shfaqen ‘skifterat’, banorët e Durrësit kërkojnë ndihmë.

VENDI

Dervish Gjoka është një banor në lagjen 13 në zonën e Durrësit. Apartamenti në të cilin ai jeton është dëmtuar për shkak të tërmetit të fuqishëm të 26 Nëntorit. Tvklan ka parë nga afër situatën, gjendjen e pallateve pas tërmetit dhe banorët që vazhdojnë dhe qëndrojnë në makina.

Dervish Gjoka tregon se njerëzit janë larguar nga apartamentet dhe nuk kanë marrë asgjë me vete. Por përveç kësaj, sipas tij, ka filluar edhe vjedhja sepse persona që ata nuk i njohin kanë hyrë nëpër apartamentet e boshatisura nga banorët dhe kanë plaçkitur gjërat e tyre me vlerë.

Asgjë nuk kanë marrë njerëzit. Çfarë është marrë këtu është vjedhur nga… nuk e dimë se kush. Kanë filluar vjedhjet. Po plaçkiten, se kush ka zemër futet. Kontaktova sot me një banor të pallatit dhe tha që është plaçkitur televizori, gjërat me vlerë i kanë marrë.

Banorët apelojnë për ndihmë dhe një përgjigje zyrtare konkrete, nëse pallati i tyre është i banueshëm ose jo dhe ti ndihmojnë për ti strehuar diku sepse një pjesë e tyre kanë mundësi të shkojnë tek të afërmit e tyre, por pjesa tjetër nuk ka mundësi të shkojë diku dhe apartamentet që tashmë janë të dëmtuara janë pasuria e vetem që ata kanë.

- Advertisement -

TE FUNDIT