13.5 C
Tirana

Burri i paralizuar 21 vjet në emigracion, pas tërmetit flenë në makinë.

VENDI

Eduard dhe Alma Kasa janë dy prej qytetarëve të shumtë të prekur nga trag jedia që tronditi Shqipërinë. Ata kanë dy apartamente në një pallat 7 katësh në lagjen 13 në Durrës, të cilat si pasojë e tërmetit janë dëmtuar dhe është e pamundur që të mund të rikthehen sërish aty, për shkak të frikës se mund të shembet pallati dhe banesa mund ti zërë brenda.

Është shembur komplet, edhe struktura. Unë jam banor i lagjes i 13 dhe ky është me gjithë garazhin poshtë, një pallat 7 katësh. E gjithë pasuria ime që kam mbledhur jashtë shtetit, kam 21 vjet emigracion, kam ardhur kam investuar në Shqipëri. Kjo shtëpi është me hipotekë, me të gjitha rregullat.

Prej 5 ditësh janë duke jetuar në makinë, por situata është tejet e vështirë për ta. Alma tregon mes lotësh se bashkëshorti i saj Eduardi është i paralizuar. Momentalisht jemi duke ndenjur në makinë. Burrin e kam të sëmurë shumë, i paralizuar, ka pasur një aksident me korrentin. Kur e shoh që se kam burrin mirë shkojmë tek ndonjë i afërm, por të shumtën e rasteve rrimë në makinë. I kemi dhe të afërmit të gjithë jashtë dhe skemi ku të vemi.

Ne shtetit spo i kërkojmë as shtëpi, me hëngër, as veshje me u veshur, thjesht të vinë ta shikojnë, nëse mund të hyjmë brenda ose jo. Në rast të kundërt do vrasim veten. E vërteta kjo është se unë nuk kam të ardhura të tjera. Ju e shihni tim shoq si është. Unë skam të ardhura të tjera. Jam vetë i gjashtë me 3 goca. Gocat i kam çuar tek një shoqja ime dhe vetë jam me burrin.

E gjithë pasuria e familjes sime janë këto dy apartamente. Që ta kisha burrin e saktë. Burrin në punë e kapi korrenti dhe ka 5 vjet tani në Qershor. Një vit i paralizuar, pa lëvizur fare. Kokën e ka hekur, këmbën e djathtë nuk e lëviz fare. Ajo tregon se së bashku me burrin e paralizuar kanë marrë përsipër rrez ikun për tu ngjitur tek apartamentet dhe për të marrë sa gjëra mund të marrin nga shtëpia e tyre për ti shpëtuar, sepse ato janë e vetmja pasuri që kanë.

Kam hyrë me rrezikun se mund të na zejë brenda, bashkë me burrin që të marrim gjërat dhe ti çojmë ku tek njëri, ku tek tjetri, tek garazhet poshtë pallateve. I lutem shtetit të na ndihmojë, ta vejë dorën në zemër, të paktën të vijnë të na shikojnë

- Advertisement -

TE FUNDIT