17.5 C
Tirana

Julian Deda: Sikur të mos mjaftonte varfëria…

VENDI

Tërmeti i 26 nëntorit la pas një tragjedi të rëndë, ku 51 persona humbën jetën në Durrës dhe Thumanë, ndërsa më shumë se 900 të tjerë mbetën të lënduar. Dëme të rënda u shënuan edhe në shumë banesa, jo vetëm në Durrës dhe Thumanë.

Një apel për ndihmë vjen nga aktori i njohur Julian Deda i cili përcjell zërin e një familjeje në Vorë, të cilës i është dëmtuar shtëpia dhe kanë frikë të rikthehen në të. Në një postim në Instagram Juli shkruan se kjo familje e cila jetonte në kushte të mjerueshme, tashmë është pa një çati mbi krye.

Ndihmë. Kjo është shtëpia e Idriz Mesit në Fushë Prezë të bashkisë Vorë. Në këtë shtëpi jetonin katër persona, Idrizi, e shoqja dhe dy fëmijët, njëra studente dhe tjetri pa punë. Në kushte skandaloze dhe në vështirësi të skajshme financiare. Sikur të mos mjaftonte kjo, tërmeti ja shkatërroi edhe atë çati të mjerë që kishin mbi kokë.

Sot janë jashtë në të ftohtë dhe askush nuk ka shkuar ti vizitojë dhe aq më pak ti ndihmojë. Asnjë ekspert për të vlerësuar dëmet dhe si rezultat ndjehen jashtë vëmendjes së shtetit dhe të pa shpresë se ndonjë ditë ajo shtëpi do rregullohet dhe kjo familje do jetojë normal si të gjithë.

Uroj që organet përkatëse ta lexojnë këtë thirrje. Nëse dikush ka dëshirë të kontaktojë, mund ta bëjë në këtë numër tel 0698204099, Ledio është djali i familjes. Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë.

- Advertisement -

TE FUNDIT