21.5 C
Tirana

Papa Françesku i vetëm në rrugët e Romës (Foto)

VENDI

Papa Françesku u largua nga Vatikani pasditen e së dielës dhe vizitoi Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë rreth orës 16. Në kishën San Marcellino al Corso Papa mbajti një lutje për fundin e pandemisë nga koronavirusi.

Kjo u konfirmua nga drejtori i dhomës së shtypit në Vatikan Matteo Bruni. Papa Françesku u fotografua duke ecur në rrugët e boshatisura të Romës si pasojë e masave të marra nga koronavirusi.

Ati i Shenjtë u rikthye në Vatikan rreth orës 17 e 30. Pak ditë më parë Papa Françesku ngjalli frikë kur u shfaq në publikë me kollë dhe me teshtima por fatmirësisht rezultoi negativ nga koronavirus.

- Advertisement -

TE FUNDIT