10.5 C
Tirana

Bashkia Kurbin njofton qytetarët se çdo të ndodhë me pelegrinazhin e Kishës së Shna Ndout.

VENDI

Kryetarja e Bashkise së Kurbinit Majlinda Cara ka njoftuar se pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të martave drejt Kishës së Shna Ndout do të pezullohet deri në tejkalimin e gjendjes me të cilën përballet shoqëria.

Cara shkruan se për të luftuar kundër Covid 19 është i nevojshëm bashkëpunimi dhe kontributi i çdo qytetari. Nga data 17 Mars 2020 në kushte normale do të fillonte pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të Martave drejt Kishës së Shna Ndout.

Por duke parë situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit nga përhapja e virusit COVID 19 si dhe masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të tij ky ritual do të pezullohet deri në tejkalimin e kësaj situate për të cilën duhet bashkëpunimi dhe kontributi i gjithësecilit prej nesh.

Le të lutemi të gjithë në familjet dhe shtëpitë tona për shëndet e mbarësi me shpresën dhe besimin se të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë vështirësi me sa më pak dhimbje thuhet në njoftimin e Bashkisë Kurbin.

- Advertisement -

TE FUNDIT