24.5 C
Tirana

Një i ri shqiptar është gjendur i pajetë, dyshohet…

VENDI

Një 36-vjeçar shqiptar me banim në provincën e Cuneo u gjet i vdekur të dielën 19 janar 2020 përgjatë rrugës provinciale që të çon nga Stupinigi për në Orbasano në lokalitetin Stupinigi di Nichelino.

Franko Gjinaj u gjet i pajetë nga disa shoferë të rastit që kaluan në atë zonë. Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet.

Nga një grumbullim i parë i fakteve Gjinaj po kalonte rrugën kur është përpasur nga një makinë drejtuesi i së cilës ka vijuar rrugën.

Komanda provinciale e karabinierëve ka vendosur pika kontrolli në të gjithë zonën metropolitane të Torinos për kapjen e autorit të aksidentit.

- Advertisement -

TE FUNDIT