22.5 C
Tirana

Zbulohet hajduti i makinave luksoze, policia e arreston pas gjysmë ore ndjekje.

VENDI

Një 30 vjeçar nga Durrësi u arrestua nga policia në Elbasan pasi akuzohet se vidhte makina luksoze në këtë qytet dhe i çonte në Durrës. I riu me inicialet AP u vu në pranga pas 30 minutash ndjekjeje nga Policia Rrugore e Elbasanit ndërsa iu bllokua edhe makina prodhim i fundit me të cilën tentoi të largohej pasi e kishte vjedhur në Elbasan.

30 vjeçari rezulton të jetë sipas policisë, edhe autor i vjedhjes së një tjetër makinë në qytetin e Elbasanit në ditët e para të këtij viti. Policia mori njoftim se makina ishte vjedhur tek Ura e Shkumbinit dhe më pas organizoi patrullat që kryenin shërbim në akset rrugore duke u vënë në kërkim të makinës.

Automjeti u konstatua që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Bradasheshit për tu larguar në drejtim të Durrësit. Patrullat e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme janë vënë në ndjekje dhe pas afro 30 minutash në Bradashesh njëra nga Patrullat e Policisë Rrugore bëri të mundur bllokimin e automjetit bashkë me personin që e kishte vjedhur.

- Advertisement -

TE FUNDIT