12.5 C
Tirana

Një histori dashurie që u kthye në makth për vajzën shqiptare: Ai më detyron të…

VENDI

Historia e dhimbshme e një 33 vjeçareje ka ardhur sot në emisionin Me Zemër të Hapur. 33 vjeçarja me inicialet AM. ka denoncuar në redaksinë e emisionit të ashtuquajturin të dashurin e saj që e shfrytëzon prej një muaji e gjysmë për pros titucion në Gjermani. Një histori dashurie që do të nisë në qytetin e Fierit gjatë pushimeve verore, do të kthehet në makth për vajzën, e cila është braktisur nga të gjithë dhe tashmë kërkon ndihmë. Varfëria dhe jetesa e vështirë me burrin do ta joshë 33vjeçaren drejt një tjetër njohje më premtuese për të ardhmen. I dashuri që sapo kishte njohur në Fier i thotë vajzës se do të marr në Gjermani që të ndërtojmë të ardhmen bashkë, do të punojnë punë të ndershme dhe të jetojnë të lumtur dashurinë e tyre.

Kur AM. mbërrin në Gjermani ëndrra e bukur do ti kthehet në një makth, pasi përballet me një realitet të tmerrshëm dhe dhu nues. I dashuri i saj do ta detyrojnë vajzën që të dalë në rrugë të punojë kundër vullnetit të saj. Për këtë dashuri AM. sakrifikon çdo gjë, por tani kërkon që të rikthehet në familje dhe te vajza që ndodhen në Greqi dhe prej disa kohësh ushqehen me mashtrime, pasi burri dhe vajza mendojnë se AM. ndodhet me pushime në Gjermani. Në një lidhje ajo ngre akuza të rënda për personin që e shfrytëzon dhe dhunën shtazarake dhe kërkon ndihmë për tu kthyer në Shqipëri.

Më rrihte, më përplaste. Më ka vendosur edhe këpucën në fyt. Kemi qenë ne Greqi bashkë para se të shkonim në Gjermani. Më mashtroi, kur ka lekë sillet mirë, kur nuk ka më thotë mua që duhet të punoj unë të siguroj lekët. Nëse nuk dal në rrugë ai më rreh. Ndonjëherë i siguroj lekët, ndonjëherë nuk i siguroj. Dje luajti bixhoz, më kërkonte lekë të tjera. Me thotë do shkosh këtu do punosh këtu. Ai përmes telefonit me gjen klientë së bashku me shokët e tij, tha 33 vjeçarja. Ajo tregoi më tej se si u njoh me personin që tani është kthyer në tutorin dhe dhu nuesin e saj.

U njoha me të në Facebook, vjet shkuam në Greqi dhe atje punoja si punonjëse se ksi. Unë mund të marr lekë sa për një kafe, asgjë tjetër, gjithë lekët i merr ai. Në Greqi kemi qëndruar 7 muaj, edhe atje klientët i gjente ai bashkë me shokët e tij. Pastaj më nisi në shtëpinë time. Familja ime nuk dinte asgjë, heshta për hir të fëmijës tim. Ai mu betua se do rinisnim dhe një herë. Unë isha e martuar në Shqipëri, bashkëshortin e kam njohur me mblesëri. Ishim familje e varfër, prindërit e bënë për hir të ekonomisë. Ai më mashtroi dhe më mori në Gjermani, deklaroi gruaja.

Ajo thotë se nuk njeh njeri në Gjermani dhe kërkon ndihmë sa më shpejt qoftë edhe duke e orientuar për ndihmë. Ju lutem më ndihmoni sa më shpejt, unë nuk kam asnjë shoqe këtu, asnjë të njohur, gjuhën nuk e di, as rrugët asgjë. Nuk kam si të kërkoj ndihmë këtu se sdi si të flas. Edhe sot në mëngjes më ka dhu nuar, para 3, 4 ditësh më nxiu komplet. Janë të mbyllura edhe banka edhe kisha, në bankë smë lejon njeri të futem, u shpreh ajo. 33 vjeçarja është detyruar të ndërpresë lidhjen pasi tutori po e kërkonte. Tani më duhet të largohem sepse tutori im po më merr në këto momente në telefon. Më pyet në telefon më thotë Ku je. I thashë që po pi kafe dua të qetësohem. Unë dua të rikthehem tek familja ime që sot. Vetëm 100 euro kam me vete, 70 euro këtu bën vetëm hoteli skam ku të shkoj, tha e dëshpëruar gruaja.

- Advertisement -

TE FUNDIT