12.5 C
Tirana

Voltana Ademi: Me shkodranët kuptohem shumë mirë, ndërsa me këshillin bashkiak…

VENDI

Voltana Ademi, e cila është e vetmja kryebashkiake në detyrë edhe pasi i ka mbaruar mandati 4 vjeçar, ka sqaruar publikisht pozicionin e saj në bashkinë që ajo drejton aktualisht. Kryebashkiakja Ademi ka deklaruar se do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e kryetares së bashkisë së Shkodrës deri në momentin që do të bëhen zgjedhjet e reja. Ndër të tjera Ademi ka folur edhe për raportet me Këshillin bashkiak, i cili është i përbërë vetëm nga të majtë, ku tha se Këshilli aktual përfaqëson vetëm 6 perqind të zgjedhësve, nuk mund të quhet se kemi organe legjitime përfaqësuese të një mandati të ri.

Voltana Ademi tha, procesi i 30 qeshorit është një proces që tashmë është shpërfaqur ilegjitim. Me këtë dua të them se përfaqësimi i vetëm 6 perqind të zgjedhësve nëse mund të quhet i tillë nuk është i mjaftueshëm, për përfaqësimin në një organ vendimmarrës lokal, sikurse është këshilli bashkiak për të gjithë qytetarët e Shkodrës. Me këtë dua të them se kam dhënë shpjegimin dhe e ritheksoj, përfaqësimii i 6 perqind nuk është përfaqësim i qytetarëve të Shkodrës. Shkodra meriton të ketë zgjedhje. Kryetarës së Bashkisë së Shkodrës në bazë të Kushtetutes i ka mbaruar mandati.

Ushtron funksionin e kryetarës së Bashkisë së Shkodrës, për shkak të ligjit për vetë qeverisjen vendore, deri në momentin që ne të kemi zgjedhje, dhe duhet të kemi sa më parë për tiu dhënë mundësinë qytetarëve që të zgjedhin kryetaren apo kryetarin e Bashkisë, dhe, ky ushtrim i funksionit mbaron atë ditë dhe i përcillet mandatit tjetër me njëherë sapo kjo të sigurohet nga zgjedhjet. Kuptohet që procedura asnjëri nga ne nuk e di si do shkojë. Ngërçe që lidhen me ilegjitimitetin e votimeve të 30 qershorit, janë akoma në diskutim. Pritet të ketë një shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, e cila akoma nuk është ngritur dhe nuk është në funksion. Është kërkuar kjo nga institucionet ndërkombëtare të huaja por njëkohësisht edhe nga misione vëzhguese në Shqipëri. Dhe nga ana tjetër ku nuk është siguruar që të kemi një proces në Shkodër të zgjedhjeve për organet lokale.

Këshilli aktual përfaqëson vetëm 6 perqind të zgjedhësve, ne nuk mund të quhet se kemi organe legjitime përfaqësuese të një mandate të ri. Përkundrazi është gati një vjedhje e saktë e një pushteti që nuk i takon dhe s’mund të ketë moralin ta marrin askush që nuk i takon në emër të një pakice. Unë jam person politik, përfaqësoj Partinë Demokratike në Bashkinë e Shkodrës, kam qëndrimin përkundrejt një farse jo vetëm qëndrim politik, por që bazohet në një të vërtetë që e kam parë edhe me sy. E kam faktuar dhe me dokumenta, kam kërkuar që të hulumtohet dhe të hetohet pranë prokurorisë së Shkodrës, dhe ka nisur një proces. Kuptohet që edhe në moralin që mbështes në këtë proces, mbështetem për të vijuar, që do thotë organi për të cilin flasim përfaqëson vetëm 6 perqind.

Formalisht ky këshill funksionon vetëm prej 6 perqind, nga ana tjetër çështjet që janë përtej kryetarit ttë bashkisë, përtej që unë kam mundësi, janë cështje për tu zgjidhur nga organet tjera. Unë kam detyren për të bërë atë që duhet të bëjë ekzekutivi. Pastaj me pjesën që lidhet me peshën, moralin, përgjegjësinë besoj se e ka dikush tjetër. Zonjen Brisela e njoh, ka qenë anëtare e KB Shkodër, është drejtuese e një prej shkollave të Shkodres. Unë kam marrëdhënie të mira me të gjithë në Shkodër. Kuptohet që në kuadër të mardhënieve të mira, jam e hapur për të thënë dhe për të kritikuar, për të thënë atë që unë besoj. Në emër të ligjit të së drejtës, por edhe politikës së mirë vendore. Unë komunikoj me të gjithë në mënyrë institucionale në emër të ligjit. Mendoj që secili duhet të bëjë punën e vetë mirë dhe në bazë të ligjit dhe referuar ligjit.

- Advertisement -

TE FUNDIT