17.5 C
Tirana

Ngricë dhe errësire në çadra, banorët i kalojnë netët pa drita e pa ngrohje

VENDI

Moti i ftohte që ka përfshirë vendin e ka bere akoma me te vështire jetesen per banoret e Mazhes te strehuar ne çadra pas humbjes se banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët thonë se përveç të ftohtit dhe erës se fortë ata janë përballur edhe me mungesën e energjisë elektrike dhe ngrohjes.

Një pjesë e banorëve tregojnë se janë ende në çadra verore ndërsa ankohen se nuk kanë pasur përkujdesje nga ana e autoriteteve.

Por edhe pse qeveria u ka ofruar bonusin e qerase, banoret deklarojnë se ata nuk mund ti braktisin shtëpitë pasi kane bagëti dhe duhet të përkujdesen për to.

- Advertisement -

TE FUNDIT