18.5 C
Tirana

Vllaznia bën lëvizjen e parë. Vjen Mevlan Adili

VENDI

Kërkesat e stafit teknik për përforcime kanë vënë në lëvizje drejtuesit e klubit dhe mesditën e sotme ata kanë arritur akordin me futbollistin e parë. Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar të Maqedonisë së Veriut Mevlan Adili.

Lojtari në fjalë ka firmosur për klubin tonë dhe do të jetë pjesë e Vllaznisë për një periudhë njëvjeçare. Ai luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe karriera e tij ka kaluar përmes ekipeve të Shkupit dhe Shkëndisë së Tetovës ndërkohë që ka patur edhe dy eksperienca jashtë vendit, pikërisht në Rumani me UTA Arad dhe në Lituani me Zalgiris.

Me marrjen e këtij futbollisti, shpresojmë që reparti i mbrojtjes tashmë të jetë i plotësuar në organikë dhe shpresojmë që në ditët në vazhdim të plotësojmë edhe repartet e tjera me lojtarët e duhur.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistin Mevlan Adili dhe sëbashku shpresojmë të arrijmë objektivat që kemi.
© vllaznia.al

- Advertisement -

TE FUNDIT