13.5 C
Tirana

Nëse nuk prangoset Voltana, atëherë Kodin Penal hidheni në WC si letër higjienike!

VENDI

Nga Kreshni Spahiu

Dje ishte hera e parë në jetën time pas 25 vitesh jurist që nuk më ngjalli asnjë interes apo kuriozitet ndryshimet në Kodin Penal.

Më vinte për të qeshur me budallallëkun e njerëzve dhe frikën se po dolën në rrugë do t’i fusë në bu rg policia.

Një histeri komentesh njerëzish budallenj, të çmendur, injorant dhe analfabet në njohuritë e tyre juridike.

Për të qarë apo për të qeshur?

S’di me saktësi por thjesht jemi një shoqëri shumë komike.

Rebelimi në rrjetet sociale i një grupi njerëzish në depresion që ka 48 orë bëjnë debat për disa ndryshime juridike dhe sanksione penale në një situatë pandemie ku është në pikëpyetje jeta e tyre.

A e dini, pse nuk më interesojnë as vitet e bur gut dhe as gjobat e Kodit Penal?

– Sepse jam i sigurt që ky ligj nuk do zbatohet kurrë….

– Sepse e di që në Shqipëri njerëzit s’janë të barabartë përball Kodit Penal.

– Sepse Edi Rama nuk do guxojë ta arr estojë një të rrjedhur si Voltana që infektoi qindra hajvana dhe shkodrana.

Tek Voltana fillon dhe mbaron banaliteti i ndryshimeve të Kodit Penal.

– Të infektosh veten sipas këtij Kodi futesh 5 vjet në bu rg.

– Të infektosh gjithë qytetin mandatohesh 5 vjet kryetare dhe del në media si her oinë

Nëse nuk e arr estoni Voltanën, merr hidheni Kodin Penal në WC dhe përdoreni për letër higjienike.

Po them Voltanën dhe s’po përmend Sali Berishën sepse sipas atij Kodi Penal, të çmendurit shtrohen në spital psikiatrik sepse quhen të papërgjegjsh për veprimet e tyre.

Ah se harrova t’ju them: Kodi Penal nuk do firmoset nga Presidenti, dhe deri sa ai ta kthej apo të rivotohet sërish kanë kaluar disa muaj së bashku me virusin.

Për këtë arsye, mos harxhoni kohe me “mizat por me kalin që ju ka ngordhur”

- Advertisement -

TE FUNDIT