22.5 C
Tirana

Shkodër, 11 të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit, si zgjerohet harta

VENDI

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico njoftoi se Shkodra është rrethi më i prekur në vend pas Tiranës nga koronvirusi. Nga 21 rastet e fundit me COVID-19, 11 i përkasin Shkodrës, e cila shkon në 94 persona të infektuar në total.

Mësohet se 4 raste të reja janë në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë – 245 raste
– Durrës – 42 raste
– Lushnje – 6 raste
– Elbasan – 16 raste
– Fier – 35 raste
– Kavajë – 9 raste
– Rrogozhinë – 4 raste
– Korçë – 19 raste

– Vlorë – 5 raste
– Shkodër – 94 raste
– Lezhë – 14 raste
– Berat – 2 rast
– Has – 13 raste
– Krujë – 11 raste
– Tropojë – 4 raste
– Pukë – 5 raste
– Mirditë – 3 raste
– Kukës – 9 rast
– Mallakastër – 1 rast
– Kurbin – 2 raste

Kujtojmë se qeveria shkarkoi Prefektin e Shkodrës Çesk Millja pas polemikave mbi situatën e përhapjes së epidemisë në këtë qark dhe ka ngarkuar me detyrën e koordinimit dhe të drejtimit të përpjekjeve të gjithë degëve territoriale të qeverisjes në këtë qark zëvendësministrin e Brendshëm z. Besfort Lamallari.

- Advertisement -

TE FUNDIT