10.5 C
Tirana

Moderatorja nuk do e prezantojë më emisionin më të dashur për shqiptarët. Arseja…

VENDI

Ola Bruko nuk do të jetë më në ekranin dhe nën moderimin e emisionit aq të ndjekur dhe të dashur të bamirësisë Shqiptarët për shqiptarët. Mungesa e prezantueses krah dy emrave të njohur Elvis Naçi dhe Sidrit Bejlleri u ka rënë në sy menjëherë shikuesve besnikë, të cilët kanë nisur ta pyesin Brukon se çfarë por ndodh me të dhe përse ajo mungoi në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit, që nisi mbrëmjen e së premtes së 18 Tetorit.

Për tiu përgjigjur shikuesve dhe publikut, prezantuesja ka vendosur të bëjë një status në profilin e saj në Facebook duke zbuluar se në këtë sezon të ri ajo është lalrguar nga prezantimi i emisionit dhe se ky nuk ka qenë vendim i saji. Mirembrema te gjitheve. Ndjej detyrimin te shkruaj dy fjale per te gjithe ata njerez qe kane nisur te me shkruajne qe prej ores 21 kur ne ekranin e Neës24 nisi sezonin e ri emisioni aq shume i dashur per mua dhe per ta Shqiptaret per shqiptaret. Per ata por edhe per te tjeret qe pyesin veten çfare po ndodh? Une nuk do te jem me moderatorja e programit tuaj te dashur, por vetem pjese e ekipit te tij.

Ky nuk ishte nje vendim i imi. Do deshiroja qe askush te mos ndikohej nga ky detaj per te dhene kontributin per ata njerez qe kane vertet halle e nuk duan te dine fare se kush moderon e kush jo. Une vazhdoj te besoj te miresia. Uroj edhe ju, shkruan Bruko.

- Advertisement -

TE FUNDIT