18.5 C
Tirana

Lind trinjakë pas 15 vitesh martese, ministrja i dorzon çekun e bebes.

VENDI

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka dorëzyar personalisht çekun e bebes Etlevës një nëne të re e cila pas 15 vitesh përpjekje ka sjellë në jetë trinjakë. Ministrja ka ndarë lajmin me ndjekësit në facebook për lindjen e trinjakëve, dy vajza dhe një djalë.

Prej 15 vitesh mezi prisnin të bëheshin prindër dhe 1 ditë më parë janë bërë me dy vajza e një djalë. Me kënaqësi i dhashë Etlevës çekun 3.6 milion lekë për trinjakët Mabel, Amelia dhe Elsjan, shprehet Manastirliu. Ministrja shprehet se të porsalindurit dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë, por janë ende në kujdesin e ekipit mjekësor të maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.

Bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë mbështet rreth 30 mijë familje në vit. Ndihma e menjëhershme financiare u jepet familjeve në masën dyzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, tetëdhjetë mijë lekë për lindjen e fëmijës së dytë, njëqind e njëzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim. Në rastet e nënave që lindin binjakë apo trinjakë, në rastin e parë masa e përfitimit është tetëdhjetë mijë lekë për secilin fëmijë dhe për rastin e dytë njëqind e njëzet mijë lekë për secilin fëmijë.

- Advertisement -

TE FUNDIT