Lionel Messi është pa diskutim një nga fubollistët më të mirë në të gjithë historinë e futbollit Botëror. Ylli argjentinas ka fituar 6 herë Topin e Artë.
Ndërsa të gjithë pushojnë për shkak se jemi në vigjilje të festave te fundviti 33 vjeçari stërvitet rregullisht nga palestra e tij.
Sulmuesi i Barcelonës në momentin që po stërvitej shikonte në televizor golat e tij të shënuar në këtë edicion.
Messi prioritet këtë sezon ka fitimin e Ligës së Kampionëve pasi i ka premtuar tifozëve të Barcelonës që do ta rikthejë trofeun në Camp Nou.