Kryetarja e bashkisë Shkodër gjatë fjalës së saj në mbledhjen e këshillit bashkiak për buxhetin nuk respektoi rregulloren e këshillit.
Duke mos iu drejtuar këshilltarëve dhe kryetares së këshillit me termat e duhur gjë e cila solli një debat mes kryetares së këshillit Brisela Kadia dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.
Kjo e fundit në një moment ishte e gatshme për të dalë nga salla veprim të cilin nuk e ndërmori.