15.5 C
Tirana

Mos i vendosni në tryezën tuaj për Vitin e Ri. Këto ushqimet sjellin ters.

VENDI

Kur vjen puna për ushqimet në tavolinën e Vitit të Ri të gjithë supersticiozët i harrojnë gatimet që sjellin ters. Kjo nuk do të thotë se ato nuk janë prezente. Këto besytni ekzistojnë prej vitesh në kultura të ndryshme.

Ja se si duhet të ushqeheni dhe çfarë të mos konsumoni gjatë natës së Vitit të Ri nëse jeni vërtet supersticiozë për të pasur një vit të mbarë.

Krahët e pulës nuk janë ushqimet e duhura për tu konsumuar në festat e Vitit të Ri. Përgjithësisht ata nuk përdoren kështu që ju mund ti shmangni shumë thjesht nëse gatuani në shtëpi.

Por nëse jeni duke festuar jashte mundohuni që ti shmangni nga tryeza. Sigurohuni që fati të mos ju fluturojë këtë fundvit. Pulat janë një zgjedhje e mirë për tu ngrënë gjatë gjithë vitit por ju mund të bëni pa to për një natë.

Ndoshta nuk do të ishte në zgjedhjen tuaj për dhuratë por nëse dikush i preferon bimët e freskëta lëreni mënjanë majdanozin. Mos ia bëni askujt dhuratë, sepse edhe pse ju duket e pazakontë do tju ndjekë fati i keq.

Çfarëdo që të hani atë darkë nuk duhet ta mbaroni të gjithë pjatën. Besohet se nëse lini diçka në pjatë gjatë natës së vitit të ri atëherë vitin e ardhshëm ju do të keni më shumë bollëk.

Bananet janë të mbushura me fatin e keq fatkeqësisht. Jo vetëm që prerja e tyre sjell fat të keq por kur i merrni në një anije do të thotë se nuk do të kenë peshkim të mbarë por edhe mund të humbisni në det.

Pasi të konsumoni vezët e ziera, sipas traditës britanike, ju duhet që të shkatërroni guackat e tyre. Sipas kësaj tradite në qoftë se ju nuk e bëni një magjistare do të mbledhë vezët dhe do ti përdorë si varkë me të cilën do të lundrojë duke sjellë tersllëk dhe stuhi.

Nëse një fetë bukë në darkën e vitit të ri do të ketë vrimë ajo simbolizonte një arkivol dhe vdekjen e menjëhershme të dikujt.

- Advertisement -

TE FUNDIT