15.5 C
Tirana

Mësoni se çfarë ndodh me trurin tuaj kur kontrolloni telefonin në mes të natës.

VENDI

Mund të duket si koha përfekte për të kontrolluar email-in apo mesazhet e reja por nuk duhet ta bëni zakon të përhershëm kontrollin e telefonit në mes të natës. Shikimi në një ekran me ngjyra të ndezura do tju bëjë të humbisni gjumin dhe do sjellë efekte të shumta në tru. Duke qëndruar në telefon ju po i thoni trurit tuaj se është koha të zgjoheni, thotë Dr Jeff Rodgers, një ekspert i gjumit. Drita blu e telefonit imiton dritën e ditës dhe shtyp prodhimin e melatoninës, hormoni që rregullon ciklin e zgjimit nga gjumi.

Shikimi i telefonit në atë orë të vonë të natës mund të jetë i mjaftueshëm për tju zgjuar, ndërsa kontrollimi i email, leximi i lajmeve ose përfshirja në aktivitete të tjera si të luani lojëra ose të lexoni shkrime mund të bëjë që kthimi në gjumë të jetë i vështirë ose i pamundur, thotë Rose MacDoëell, ekspert i gjumit. Është e rëndësishme të mbani në mend gjithashtu që këto aktivitete mund të nxisin ankthin, edhe nëse telefonin e përdorni për tu çlodhur ose për tu rikthyer në gjumë.

Nëse dikush nuk ju ka kthyer mesazh, do pyesni veten pse. Nëse merrni një email të rëndësishëm pune, po mendoni për të kthyer një përgjigje. Dhe asnjë prej këtyre nuk është e favorshme për të fjetur. Duhet ta dini se drita blu ndikon në ciklin tuaj REM, që është faza më e dëmshme e trurit, thotë doktori Rodgers. Duke lexuar gjithë këto dëme që sjell kontrolli i telefonit në orët e vona të natës, bëni mirë ta lini atë sa më larg krevatit, nëse doni të bëni një gjumë të mirë dhe të rehatshëm.

- Advertisement -

TE FUNDIT