15.5 C
Tirana

Digjet një banesë në Shkodër, familja në kushte të vështira ekonomike

VENDI

Një banesë është shkrumbuar totalisht nga flakët në fshatin Barbullush në Bashkinë Vau i Dejës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte rreth orës 17:00. Gjatë momentit të shpërthimit të flakëve asnjë prej familjaërëve nuk ishte në banesë.

Ndërkohë kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar shërbimin zjarrëfikës. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Nga ana tjetër banorët kanë hedhur akuza në drejtim të zjarrëfikëses pasi ka shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes.

Vizion Plus mëson se familja që jetonte në banesë ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe se pas këtij episodi ata po përballen me një tjetër dramë.

- Advertisement -

TE FUNDIT