10.5 C
Tirana

Kush e ka radhën për “non grata”? Alfred Cako plas bombën

VENDI

Shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha ka ngjallur shumë reagime në publik. Një ndër to ishte edhe konsipiracionisti Alfred Cako.

Sipas tij, kjo është një betejë që po bëhet nga iluminati që janë më të fuqishmit në botë që kanë rrëzuar nga pushteti familjet e mëdha si Romanovët, Burbontë dhe Rokfelerët.

I ftuar në Top Channel, ai shton duke thënë se dysha më e fortë që e kundërshtojnë iluminatin në Shqipëri ishte Berisha-Meta.

“Tashti të luftosh me iluminatin është shumë i vështirë. Ju kam thënë se Iluminati shaktërroi Romanovët, Osmanët, Burbonët, rokfelerët. Shkatërroji edhe në fund edhe Trumpin, që e mundën me maniplime. Kanë larguar edhe Sadem Hysenin, se mendohet se nuk është vrarë, por është gjallë. Larguan Milosheviçin, po përpiqen të largojnë dhe të shkatërrojnë dhe Erdoganin”, tha Cako.

Radhën sipas Cakos, pas Berishës e Metës, e ka Rama.

“Dyshja më e fortë kundër tyre ishte Berisha, Meta. Po ndërsa Berisha ishte si një skuth , pasi hidhte gurin e fshihte dorën, dhe nxirrte Metën përpara. Dhe e kuptuan se kundërshtari më i fortë ishte Berisha. Nodnjë arsye mund të jetë edhe kjo që duan bashkëqeverisjen se duan të përfshijnë edhe plandeminë.

Keta duan. Arsyeja se pse duan të bashkëqeverisin është shpopullimi i Shqipërisë me vaksina, të ikin njashtë e pas 600 viotesh shqipja të jetë zhdukur, do të . E të vijnë ca nga bangladeshi e të vijnë këtu. Por do t”i vija radha edhe Edi Ramës, ai thotë se deri në 2030 do të jetë radha e tij”, tha Cako.

- Advertisement -

TE FUNDIT