16.5 C
Tirana

‘Me vdekjen e saj, vdiq një pjesë e imja’, Gerta Heta rrëfen fatkeqësinë që i ndodhi gjatë shtatzënisë

VENDI

Nuk është hera e parë që Gerta Heta dhe Matko Djarmati e rrëfejnë në publik historinë e tyre të njohjes, por sot, nga rubrika “Gjysma ime” në emisionin “E Diela Shqiptare”, çifti zbuloi disa veçori të marrëdhënies disavjeçare, të cilat rrallëherë mund t’i ndash me të gjithë.

Prej vitesh, Gerta dhe Matko jetojnë një martesë të lumtur, e cila është bekuar edhe me dy vajza, Luna dhe Matea. Por kjo e fundit, sot do të gëzonte bashkë edhe me motrën e saj binjake, e cila, fatkeqësisht nuk mundi të jetonte. Për këtë ngjarje të trishtë, Gerta nuk ka dëshirë të flasë shumë, ama kujton me dhimbje se humbja e saj ka qenë një fatkeqësi që ka marrë me vete edhe një pjesë të saj.

Pyetjes së Gjebreas për emrin e vajzave, Gerta iu përgjigj se këtë të drejtë zgjedhjeje ia kishte lënë Matkos:

“Unë i dhashë Matkos 5 opsione dhe Matko preferoi Lunën. Kisha një listë, i thashë zgjidh nga këto të pesta, mua më pëlqejnë të pesta, zgjidhe ti, po ta lë ty zgjedhjen e gocës dhe e ka zgjedhur Matko.

Ndërsa për Matean, ngaqë ishim në shtatzëni binjakesh, do i vendosnim emrat Gea si Gerta, Matko-Matea, domethënë me dy shkronjat e para të emrit” – tregon Gerta.

Por, fatkeqësisht, vetëm njëra nga binjaket mundi të jetojë.

“Ka qenë një periudhë e zezë e jetës që nuk është se nuk e flas, por është një plaqë që është gjithmonë aty dhe sa herë që e flasim, më ngacmohet. Por falë Zotit, kemi vetëm Matean dhe e kemi shëndoshë e mirë se mund të ishte edhe më keq. Po, kemi humbur njërën nga vajzat dhe unë i thashë Matkos që në momentin që humbi Gea, le t’ia vëmë vajzës që jeton emrin Matea sepse me humbjen e Geas ka humbur dhe Gerta. Domethënë, Gerta-Gea, me vdekjen e saj ka vdekur edhe një pjesë e imja”.

- Advertisement -

TE FUNDIT