19.5 C
Tirana

Inxhinierja Luljeta Bozdo thirrje shqiptarëve: Mblidhni mendjen…

VENDI

Lëkundjet e tokës pas tërmetit të 26 nëntorit vijojnë në vend, por nuk janë me magnitudë të lartë. Një nga ekspertet e fushës së ndërtimit, inxhinierja Luljeta Bozo iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të fshijnë nga telefonat e tyre aplikacionin për tërmetet.

Ajo theksoi se duhet të mbledhin mendjen për të mos i zënë paniku. Kam një apel njerëzit ta mbledhin mendjen të mos i zërë paniku sepse sipas të gjithave gjasave e madhja kaloi pasgoditje do ketë derisa të çlirohet energjia nga brendësia e tokës.

Ta marrim me qetësi. Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Çfarë është 3. 1 asgjë. Ne ndërtuesit se quajmë gjë fare. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë. Nuk e dinë njerëzit, shikojnë magnitudën sikur çfarë është.

Kam një merak të madhe që ne që i kemi shprehur mendimet tona shpresojmë që diçka të ndryshojë, ose të ndryshojë shumë në mënyrën sesi ndërtohet në Shqipëri duke nisur që nga të gjitha hallkat që duhet të respektohen që nuk janë respektuar.

Kjo është pasojë e kësaj pune. Duhet që specialistët më të mirë të bëjnë një draft tia çojnë qeverisë. Por duhet riorganizim tjetër sepse nuk funksionon kështu, u shpreh ajo në emisioni Tempora në RTV Ora.

- Advertisement -

TE FUNDIT